SPORT, 25 Shtator 2021, 19:02

Milanin triumfon ndaj Specias, shënon edhe Daniele Maldini

Milanin triumfon ndaj Specias, shënon edhe Daniele Maldini

Milani i papërmbajtshëm në kampionat! Kuqezinjtë e Piolit arritën të triumfonin me rezultatin 1-2 ndaj Specias, në sfidën e vlefshme për javën e gjashtë të Serisë A.

Goli i Daniele Maldinit, djalit të legjendës Paolo Maldini, si dhe ai i Brahim Diaz në minutat e fundit të lojës, i siguruar 3 pikë të arta kuqezinjve të cilët e shikojnë vetën përkohësisht në vendin e parë me 16 pikë në 6 javë.

Ndërkohë për Specian vendosi përkohësisht baraspeshën Verde, i cili u ndihmua nga devijimi i Tonalit me finte. Për sa i përket Rei Manajt, sulmuesi lushnjar u aktivizua në minutën e 65-të, duke zënë vendin e Antistes. Sfidën e radhës Milani do e luajë në transfertë ndaj Atalantës, ndërkohë që Specia është mysafire ndaj Veronës.