TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy persona janë arrestuar në Berat në kuadër të operacionit policor “Perimetri”, pas dyshimeve se tentonin të shisnin doza kanabisi në afërsi të shkollave në Kuçovë dhe Moravë.
Gjatë operacionit, policia sekuestroi mbi 4 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një shumë parash dhe dy telefona celularë.
Në Kuçovë u arrestua një 46-vjeçar, me inicialet A. G., pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 3.95 kg kanabis, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza. Sipas policisë, droga dyshohet se mbahej me qëllim shitjen pranë shkollave.
Në Moravë u arrestua një 19-vjeçar, me inicialet G. Ç. Ai u kap në flagrancë dhe gjatë kontrollit iu gjetën në banesë dhe me vete sasi dhe doza kanabisi, si dhe një shumë parash që dyshohet se ishte përfituar nga shitja e drogës.
Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Beratit dhe nën drejtimin e Prokurorisë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.