LIFESTYLE, 23 Shtator 2022, 13:17

VIDEO/Tërmeti i fortë goditi Meksikën, momenti kur Dua Lipa largohet e frikësuar nga një klub nate

VIDEO/Tërmeti i fortë goditi Meksikën, momenti kur Dua Lipa

Një tërmet i fuqishëm prej 7.7 shkallë Rihterit ka goditur Meksikën katër ditë më parë. Ndërkohë, dje është shënuar një tjetër pasgoditje e fortë 6.9 shkallë të Rihterit.

Mesa duket këtë të dytën e ka ndjerë edhe këngëtarja e njohur, Dua Lipa, e cila disa orë më herët kishte mbajtur një koncert në kryeqytetin meksikan.

Më pas në rrjetet sociale po qarkullon një video ku këngëtarja e tronditur shfaqet duke u larguar nga vendi i rrethuar nga ekipi i saj i sigurisë drejt një furgoni të bardhë.

Një nga shoqëruesit e këngëtares në momentin e tërmetit u identifikua si aktori dhe këngëtari Aron Piper.

Nuk është hera e parë që të dy kapen së bashku, pasi prej disa javësh po thuhet se ata janë në lidhje. Megjithatë, asgjë nuk është konfirmuar ende dhe mbetet për t’u parë në vazhdim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista Clase (@revistaclase)