LIFESTYLE, 1 Nëntor 2023, 19:08

U gjet i pajetë në xhakuzi, dalin rezultatet e para të testit toksikologjik të aktorit Matthew Perry

U gjet i pajetë në xhakuzi, dalin rezultatet e para të testit

Rezultatet e para nga autopsia e Matthew Perry kanë dhënë një pamje të re të orëve të fundit të aktorit të "Friends". Përgjigjet treguan se në sistemin e tij nuk kishte fentanil apo metamfetamin, 2 barna me recetë që u gjendën në shtëpinë e tij, shkruajnë mediat e huaja.

Testet nuk janë aq të thella sa raportet e plota të toksikologjisë që janë ende në pritje, por për momentin, mbidoza e ilaçeve përjashtohet si mundësi. Testi i plotë do të zbulojë shkakun zyrtar të vdekjes, ndërkohë që priten rezultatet e autopsisë.

Shkaku i saktë i vdekjes së Matthew Perry mbetet i panjohur. Aktori u gjet i pajetë në xhakuzin e shtëpisë së tij të shtunën, ndërsa dy skenarët më të zakonshëm për vdekjen e tij janë një mbidozë substancash ose mbytje.