LIFESTYLE, 29 Tetor 2023, 22:22

Libri autobiografik i Britney Spears, rrëfimi i zemëruar i yllit të muzikës thyen rekorde

Libri autobiografik i Britney Spears, rrëfimi i zemëruar i yllit

Libri i Këngëtares amerikane Britney Spears me mbi 400,000 kopje të shitura në javën e parë të publikimit bëhet ‘memoari më i shitur i të famshëmve në histori’

Britney Spears, e cila nuk ka dhënë një intervistë që prej vitit 2018 dhe ka shmangur daljet tradicionale publike, rrëfehet në librin e saj “Gruaja në mua”.

Gati dy vite pas lirimit nga konservatori, Britney Spears publikoi librin e saj, “Gruaja në mua”, i cili tregon detaje tronditëse nga historia e trishtë të këngëtares për një jetë të kaluar në mëshirën e të tjerëve.

Në “The Woman in Me”, ylli i muzikës pop shprehet mbi kontrollin që familja e saj ushtronte, marrëdhënien me Justin Timberlake, abortin, përplasjen me disa nga artistët më të mëdhenj të Hollivudit dhe reflekton për momentet frymëzuese kur dashuria e saj për muzikën e ndihmoi të kalonte disa nga momentet e saj më të errëta.

15-vjeçarja rrëfen tmerrin, tregon se si u abuzua për vite me radhë nga kushurinjtë e të dashurit
Me një zë narrativ tërheqës, udhëtimit personal i këngëtares do të frymëzojë dhe trishtojë çdo lexues.

Ajo nuk i ka kursyer detajet e jetës së saj, si një adoleshente që shpesh herë është bërë subjekt i talljeve, një e rritur e burgosur në konservator, mohimi i disa nga të drejtave elementare të njeriut që e shtynë të shmangë të gjithë daljet tradicionale publike dhe intervistat që prej vitit 2018.

Ngurrimi i saj për t’u intervistuar, që buron pjesërisht nga një mosbesim i mbjellë në dekada si pasojë e pandjeshmërisë mediatike dhe jo vetëm, nuk duket se ka ndikuar në shitjet e hershme të librit pasi “Gruaja brenda meje” arriti në vendin e parë në listën e librave më të shitur të Amazon me mbi 400,000 kopje të shitura në javën e parë të publikimit dhe pritet të arrijnë më shumë se një milion.