TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Disa javë më parë, Blero Muharremi i uroi publikisht ditëlindjen partneres së tij të re, me të cilën është në një lidhje prej më shumë se një viti. Në një postim në llogarinë e tij sociale, këngëtari i shkroi fjalë të ëmbla dashurie vajzës që i ka fituar zemrën, por edhe ajo, në llogarinë e saj, bëri të njëjtën gjë me një video kur të dy ishin duke kërcyer.
Si konkurrent i “Big Brother VIP Kosova”, pak ditë më parë, Blero ka rrëfyer se është “në një krizë” në marrëdhënien e tij të re, por këtë nuk e ka pranuar e dashura nga jashtë, e cila i ka dhënë edhe këtë hërë mbështetje publike.
Ndonëse nuk është ende i qartë profili i vajzës që i ka rrëmbyer zemrën, mjafton postimi i saj me fjalë dashurie për të kuptuar që ky raport është i ngushtë dhe, me siguri, “kriza” do të kalojë shpejt.
Në llogarinë e saj sociale, partnerja e Bleros i jep këngëtarit mbështetjen maksimale duke i shkruar: “Dashuri, krenaria ime, shpirti i shpirtit tim, ti je gjithmonë fituesi im, çdo ditë. Të dua”.
Ku është kriza, pas këtyre fjalëve të ëmbla dashurie?
View this post on Instagram