LIFESTYLE, 22 Janar 2023, 21:32

Rikthehet telenovela “Njerëz dhe Fate”, Arben Derhami zbulon aktorët pjesëmarrës: Do të ketë 15 seri dhë një staf prej…

Rikthehet telenovela “Njerëz dhe Fate”, Arben Derhami zbulon

Aktori i njohur, Arben Derhemi, ka rrëfyer detaje nga jeta e tij profesionale.

Teksa ishte i ftuar në programin “Dola te Ola” në Neës 24, ku tha se e kishte cilësuar serialin “Njerëz dhe Fate” në të cilin ka luajtur, si sfidën e jetës së vetë.

Ai konfirmoi lajmet se se ky serial do të rikthehej me seri të reja dhe shtoi se ka qenë insistimi i tij që kjo të bëhej e mundur.

“Po mos ta merrja unë këtë hap nuk do të bëhej e mundur”, tha ai.

Kujtojmë se Arbeni ka patur personazhin e Florit te “Njerëz dhe Fate”, një serial që rrëmbeu mendjet dhe zemrat e shqiptarëve atëherë.

Ai shtoi se vazhdimi i serive të reja të këtij seriali do të jetë shumë i suksesshëm dhe se ngjarjet do të jenë edhe më të forta se në seritë e para.

Ai zbuloi se kasti i aktorëve do të jetë 80% i atyre që kanë qenë, duke filluar nga vetë ai, Robert Ndrenika, Alfred Trebicka, Eni Jani, Pavlina Mani e cila do të jetë sa në Amerikë aty ku ajo jeton, sa në Shqipëri. “Do ta ndërlidhim me jetën e saj atje”, tha ai.

Arbeni zbuloi se si fillim do të ketë 15 seri, pasi është një punë e madhe dhe sipas tij duhet shumë investim.

“Është një staf prej 45 vetësh, të cilët për rreth dy muaj e gjysmë do të spostohen në vende të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës”, tha më tej ai.

E pranishme në serial sipas Arbenit, do të jetë edhe aktorja Arta Muçaj, që luante personazhin e Didit.

Ndërkohë mbetet për t’u parë se çfarë organizimi dhe risishë do të sjellë ky serial.