TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Frederik Ndoci ka folur së fundmi për jetën e tij private dhe për një nga momentet më të vështira, siç ishte ndarja nga ish gruaja e parë, pasi zbuloi se ishte lesbike dhe dashuronte gratë. Siç ka bërë me dije prej vitesh, martesa e tij e parë, përfundoi pak pas zhvendosjes në SHBA.
I pyetur se si e zbuloi se ish partnerja donte gratë, ai tha:”Pasi u bëmë me dy fëmijë, i morëm në krahë dhe vendosëm të iknim jashtë. Pastaj sa shkuam në Amerikë, ajo më tha ‘Unë dua Suzanën, jo ty’. Unë merrja pjesë në filma nga 2-3 muaj, ajo merrte një shoqe se kishte frikë të flinte vetëm.
Po, ku i dinim ne këto punë? Këto janë gjëra të studiuara, edhe në shkollë bëhet edukatë të dish prirjet e njeriut. Kurse atëherë nuk i dinim ne. Nëse nuk shkonte me mashkull, thoshim se e kam te ndershme, e kam në rregull.”, u shpreh mes të tjerash këngëtari në "Glamour Zone" në RTV Ora.