LIFESTYLE, 3 Qershor 2023, 16:41

“Pikiatë” për Zhaklin Lekatarin, pas debateve me banorët nuk do të jetë më opinioniste e “Big Brother”, ja kush mund t’ia rrëmbejë rolin

“Pikiatë” për Zhaklin Lekatarin, pas debateve me

Zhaklin Lekatari nuk do të jetë në ekranin e Topit as tek formati veror dhe as sezonin e ardhshëm të Big Brother.

“Kryefjala” ka zbuluar se Lei Kraja do të jetë një nga figurat e Top Channel gjatë sezonit veror dhe do të moderojë programin “Pushime On Top”. Një program i cili do të jetë një format që përshtatet fiks me energjinë dhe pozitivitetin e saj.

Nga ana tjetër do të jetë Eni Shehu që do ta shoqërojë në këtë aventurë, duke bërë kështu një dyshe plot adrenalinë. Lakimi i emrit të Zhakut, u bë teksa ajo vijonte në pozicionin e opinionistes në Big Brother. Por duhet thënë se ky rol nuk përfundoi shumë mirë për të.

Shkak janë bërë debatet e shumta me banorët, por tensioni u ndje edhe me moderatoren, Arbana Osmani, që herë pas here i kërkonte të pushonte. Duket se kjo eksperiencë e mbyllur jo shumë mirë, ka bërë që Zhaku mos të ketë mundësinë të vijojë me rrugëtimin e saj në këtë televizion.