LIFESTYLE, 3 Qershor 2023, 09:30

Si të zgjidhni pastën e duhur që të mos dëmtoni dhëmbët tuaj

Si të zgjidhni pastën e duhur që të mos dëmtoni

A e keni gjetur ndonjëherë veten duke parë të gjitha kutitë shumëngjyrëshe të pastave dhe keni pyetur veten se cila është më e mira?

Të gjitha markat e prodhueseve konkurrojnë duke përdorur pretendime të ndryshme rreth cilësisë dhe aftësisë magjike që pasta e tyre ka për shëndetin e dhëmbëve dhe mishrave.

A funksionon vërtet pasta zbardhuese?

Edhe pse shumica e produkteve nuk kanë përbërës të mjaftueshëm për të marrë rezultate të dukshme në një periudhë shkurtër, ato funksionojnë.

Por duhet të dini se mund të rrisin ndjeshmërinë me kalimin e kohës.

A funksionon pasta e dhëmbëve pa recetë për dhëmbë të ndjeshëm, njëjtë si ajo me recetë?

Nëse keni dhëmbë të ndjeshëm, keni disa opsione. Ka pasta për dhëmbë të ndjeshëm që mund t’i merrni pa recetë.

Ndërsa pastat e dhëmbëve që jepen me recetë kanë një çmim të majmë.

Pastat pa recetë janë të mira dhe të përballueshme. Por nëse nuk jeni të kënaqur me rezultatin, atëherë këshillohuni me dentistin tuaj për të marrë një me recetë.

A duhet ta shpëlani gojën pas larjes së dhëmbëve?

Pastat japin maksimumin nëse nuk e shpëlani gojën, sepse kështu përbërësit do të përthithen plotësisht nga dhëmbët dhe mishrat tuaja.

Një rregull i mirë është të mos e shpëlani gojën, hani apo pini deri në 30 minuta pas larjes. Gjithashtu ekspertët rekomandojnë t’i lani dhëmbët menjëherë para gjumit.

A mund të rivendosë një pastë dhëmbësh smaltin e dëmtuar?

Shumë marka pretendojnë se pasta e tyre mund të rivendosë smaltin.

E vërteta është se po, është e mundur, por kjo varet edhe nga gjendja e dhëmbëve tuaj.

Për sa kohë që pasta përmban flor, ajo do të ndihmojë në rikthimin e smaltit që ende nuk është prishur.

A duhet të provoj një pastë dhëmbësh me aloe vera?
Ka pak prova që tregojnë se aloe vera ndihmon në reduktimin ose luftimin e pllakave dhe gingivitit më mirë se pasta e zakonshme.

Për më tepër, disave u mungon fluori, i cili është një komponent thelbësor i pastës së dhëmbëve.

Po pastë dhëmbësh me qymyr?

Relativisht diçka e re në treg, pasta me qymyr druri është bërë tendenca më e fundit. Në përgjithësi, këshillohet të shmangni produktet që përmbajnë qymyr.

Qymyri është gërryes dhe ka pak ose aspak studime që sugjerojnë se ka ndonjë përfitim nga përdorimi i tij.

Ai mund të dëmtojë shtresën e smaltit dhe të çojë në rritjen e ndjeshmërisë së dhëmbëve për një periudhë afatgjatë.

Mos harroni, së bashku me pastrimin me fill, përdorimi i një paste të mirë është një pjesë rëndësishme e rutinës të kujdesit dentar.

Gjithmonë sigurohuni që pasta të përmbajë fluor, që të heqë në mënyrë efektive pllakat dhe çdo bakter që formohet në mishra dhe dhëmbë./ AgroWeb.org