LIFESTYLE, 1 Qershor 2023, 20:26

Humbi prindërit në të njëjtën kohë, rrëfimi prekës i gazetares shqiptare: U gëzuan kur mësuan se isha shtatzënë, të paktën ikën të lumtur

Humbi prindërit në të njëjtën kohë, rrëfimi

Gazetarja Alma Demiraj ka bërë një rrëfim prekës sot, e ftuar në “Ftesë në 5”. Ajo doli për herë të parë në media me dy djemtë e saj binjakë, në festën e 1 Qershorit.

Alma rrëfeu sesa shumë e kishte dëshiruar shtatzëninë, dhe se kur mësuan që do të bëheshin me binjakë ishte dhuratë e Zotit.

Megjithatë ajo pranoi se rritja e tyre ka pasur vështirësi, edhe pse theksoi se fatmirësisht ka pasur mbështetjen e bashkëshortit dhe prindërve të ndjerë.

“Ata kanë asistuar në rritjen e fëmijëve. Janë lumturuar shumë, kuptohet që çdo çift do të ketë fëmijën e tyre. Por ata në momentin që kanë marrë vesh që më në fund unë kisha ngelur shtatzënë janë lumturuar pa masë. Dhe të paktën s’ e kam peng se ikën të lumtur”, u shpreh ajo mes lotësh.