LIFESTYLE, 7 Shtator 2023, 14:12

“Nuk kemi dalë nga shtëpia ishim pa kokërr leku në xhep”, aktori i njohur shqiptar tregon periudhën e vështirë në jetë

“Nuk kemi dalë nga shtëpia ishim pa kokërr leku në

Vështirësitë financiare i kalojnë të gjithë, madje edhe personazhet e njohur të ekranit, të cilët zakonisht i shohim të qeshur dhe të lumtur.

Një prej tyre është aktori i njohur, Visjan Ukcenaj, i cili gjatë një interviste ka bërë një rrëfim mjaft të çiltër e të ndjerë për periudhën më të vështirë të jetës së tij, sa i përket anës financiare.

Ukcenaj ka zbuluar se kur partnerja e tij, Jona, ishte në pritje të ëmbël, situata ekonomike në shtëpi ishte në gjendje të mjerueshme.

I pyetur nëse ka mbetur ndonjëherë pa asnjë lek në xhep, madje dhe në një situatë kur i duheshin ato, aktori i njohur ka thënë:

“Periudha më e vështirë e jetës time, sa i përket anës financiare për mua është viti 2018 kur ne patëm një tranzicion pasi u shkëputëm nga Vizion Plus në Tv Klan. Duke qenë se ishim në pritje të djalit, sapo kishim marrë një shtëpi më të madhe dhe ajo ka qenë në kuptimin e vërtetë të fjalës periudha kur mbetëm pa ‘kokërr leku në xhep’.

Bashkë me Jonën, e cila ishte shtatzënë kërkonim nëpër xhepa pantallonash nëse ka mbetur ndonjë lek, dhe ajo ka qenë vera më e vështirë në jetën time dhe e vetmja që ne nuk kemi bërë asnjë ditë plazh nga mungesa e parave. Nuk kemi dalë fare nga shtëpia për disa javë me radhë. Natyra ime sedërlie nuk më linte të kërkoja ndihmë apo hua as nga familja ime…”.

Më pas Visjani shtoi se ‘ja dolën me shumë krenari’ që t’a kalonin atë situatë.  

“Pa ja shtrirë dorën askujt duke u mbështetur vetëm te njëri-tjetri, duke kursyer frikshëm edhe 100 lekshin për 3 muajt e asaj vere. Si me magji kur lindi im bir në shtator, çdo gjë nisi të ndryshojë me rrogat dhe me të ardhurat tona në familje.

Ardhja e Divinit në jetën tonë përpos mbushjes shpirtërore solli si me magji begatinë që na kishte munguar aq shumë së fundmi”, ka thënë aktori i njohur.