TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nëse doni një alternativë ndryshe për recetën tuaj të drekës. Provoni të përgatisni recetën e musakasë me patate të ziera.
Një recetë me shije të mrekullueshme e sjellë nga amvisa Suela Katanja.
PËRBËRËSIT
600 gr mish i grirë
1 kg patate të reja
2 vezë
2 qepë
vaj, kripë, piper
PËRGATITJA
Qepët e prera imët i fërgoni me pak yndyrë, më pas shtoni mishin e grirë dhe i fërgoni edhe 10-15 minuta, në fund shtoni piper të kuq dhe të zi, sipas dëshirës.
Në një tjetër enë ziejmë patatet e pastruara mirë, kur të jenë gati i qërojmë dhe i presim me rradhë.
Në tepsi ose tavë renditini me rradhë një rend patate dhe një rend mish derisa të kryhet e tërë sasia.
Futeni në furrë të nxehtë, ngadalësojeni temperaturën dhe pas 20-30 minuta para se të jetë kryer pjekja tundni dy vezë me pak qumësht dhe ja hidhni sipër. Tepsinë e mbani në furrë edhe rreth 5 minuta./Kuzhinaime