LIFESTYLE, 25 Tetor 2023, 14:58

Motrat Libohova lënë pas hatërmbetjet dhe shfaqen së bashku për herë të parë pas shumë kohësh

Motrat Libohova lënë pas hatërmbetjet dhe shfaqen së bashku

Prej kohësh në media është përfolur për një zënkë mes këngëtareve Irma dhe Eranda Libohova. Prej disa vitesh ato nuk shfaqeshin më bashkë dhe nuk kishte asnjë urim në raste të veçanta në rrjetet sociale. Nuk dihet se çfarë e solli hatërmbetjen mes motrave, por duket se ato kanë vendosur t’i lënë të gjitha pas.

Për herë të parë pas shumë kohësh, Irma dhe Eranda Libohova janë shfaqur së bashku dhe madje kanë postuar një video në rrjetet sociale duke kaluar një kohë të mirë nën shoqërinë e njëra-tjetrës dhe familjarëve të tjerë.

Motrat Libohova lënë pas hatërmbetjet dhe shfaqen së bashku