TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga dalja e papritur e 25-vjeçares shqiptare nga “Grande Fratello”, në Itali, Heidi vazhdon të jetë temë e bisedave brenda dhe jashtë shtëpisë.
E gatshme për të dhënë shpjegime, sipërmarrësja ka treguar mbrëmjen e djeshme të gjithë të vërtetën për atë që ka ndodhur pas largimit nga spektakli.
Pasi ka parë reagimet e të gjithë banorëve në shtëpi, Heidi shpjegoi se, ndryshe nga sa mendonin shumë prej tyre, ajo vendosi të braktisë lojën jo sepse ishte ndikuar nga i ati, por për arsye të tjera: “U largova me zgjedhjen time. Nëna ime ishte e sëmurë”,- tha ai dhe shtoi: “Unë jam njeri i lirë dhe ndihem shumë mirë”.
Aktori Massimiliano Varrese, me të cilin Heidi kishte krijuar një raport brenda shtëpisë, pranoi se ndoshta e ka keqkuptuar atë që ndodhi gjatë atij episodi, kur asaj iu desh të largohej nga shtëpia: “Unë u përpoqa të vihesha në vendin e babait të Heidit”.
Rikthimi i Heidit këtë herë nuk ishte si banore, por për të shpjeguar arsyet që e shtynë të largohej nga programi dhe raportin e saj me Massimilianon. Ajo i kërkoi Varreses mos të fliste më për të dhe babanë e saj dhe se nuk dëshironte që të mbante më kontakt me aktorin. “Nuk më pëlqen, sepse ai nuk e kuptoi ‘Jo’-në që i thashë. Ky individ është një person shumë i hutuar, më herët foli për terror ndaj babait tim, tani ka thënë që e dua. I mungojnë shumë copa. E kuptova sa shumë më manipuloi. Tani kam shumë inat, por jo ndaj dikujt, ndaj vetes. Ka vënë vazhdimisht vajzën e tij përballë meje, duke më thënë “kam një vajzë”. Nëna ime i përjetoi keq disa situata që nuk ishin normale”,- tha 25-vjeçarja shqiptare.