LIFESTYLE, 24 Tetor 2023, 14:34

Blero flet për partneren, e cila është mikesha e njërës prej banoreve të BBV Kosova

Blero flet për partneren, e cila është mikesha e njërës

Këngëtari Blero Muharremi është bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova dhe kur bëhesh pjesë e formateve të tilla, është e vështirë të mos flasësh për jetën private. Edhe pse ka ndarë vetëm detaje në rrjetet sociale, në një bisedë me Vesa Vllasaliun, Blero ka zbuluar më shumë për partneren, e cila rezulton të jetë edhe mikesha e Vesës.

Pjesë nga biseda:

Vesa: Unë e kam ditur, por nuk e kam ditur që është me ty. E dija se ishte në një lidhje me dikë, por jo me ty. E dija që ishte e lidhur se unë atë e kam shoqe.

Blero: A di se sa kohë kemi bashkë? 1 vit e më shumë.

Vesa: Po ju e keni edhe familjare, por di edhe që në restorante rrini vetëm brenda, sepse ajo nuk ka qejf të jetë publike.

Blero: Po, do të jetë private… Dje kam qenë shumë keq.

Vesa: U mërzite për të? Mos u mërzit, ajo të do shumë dhe do të dojë gjithmonë… Është shumë vajzë e mirë dhe shumë e bukur.

Blero: Është më e mira!