TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Meryl Streep dhe bashkëshorti i saj, Don Gummer, janë ndarë pas 45 vitesh martesë. Edhe pse lajmi u bë publik vetëm tani, duket se në të vërtetë ata janë ndarë prej më shumë se gjashtë vjetësh.
Në një deklaratë për Page Six, një zëdhënës zbuloi se Streep, 74 vjeç, dhe Gummer, 76, “janë të ndarë prej më shumë se 6 vjetësh dhe ndërsa ata do të kujdesen gjithmonë për njëri-tjetrin, ata kanë zgjedhur jenë të ndarë”.
Çifti, i cili u martua në vitin 1978, ka katër fëmijë së bashku: Henry, 43 vjeç, Mamie, 40, Grace, 37 dhe Louisa Jacobson, 30 vjeç. Dyshja kanë mirëpritur edhe pesë nipër e mbesa.
Sipas Page Six, aktorja e “Djalli vishet me Prada” u pa për herë të fundit me Gummer gjatë ceremonisë së Oscars në vitin 2018.