LIFESTYLE, 19 Tetor 2023, 19:35

FOTOT/ Edhe Khloe Kardashian ia beson stilistes shqiptare performancën e saj të fundit

FOTOT/ Edhe Khloe Kardashian ia beson stilistes shqiptare performancën e

Khloe Kardashian ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me pamjen mbresëlënëse që këtë herë ia ka shtuar edhe më shumë një veshje e stilistes shqiptare.

Në fotot e reja të shpërndara të mërkurën, nga një ceremoni martese e miqve të saj, 39-vjeçarja, ylli i reality show-t, dukej mahnitëse me një fustan të argjendtë të Lena Berishës, që i tregonte linjat seksi.

Një bust i përshtatur për belin e saj të hollë pasohej nga një e çarë e guximshme deri në kofshë, duke i treguar këmbët e tonifikuara.

Khloe zgjodhi ta kombinonte fustanin e Lena Berishës me taka të larta argjendi, ndërsa flokët zgjodhi t’i modelonte sipas stilit të vjetër të Hollywood-it.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by L e n a B e r i s h a (@lenaberishaofficial)