LIFESTYLE, 15 Maj 2022, 21:55

Skandal në Eurovision, tre vende refuzuan të jepnin pikët live, çfarë fshihet pas problemit që u raportua si teknik

Skandal në Eurovision, tre vende refuzuan të jepnin pikët live,

Dështimi për t’u lidhur me tre vende për të shpallur rezultatin e jurive të tyre gjatë finales së Eurovizionit ndoshta nuk ishte i rastësishëm. Një shembull tipik ishte Gjeorgjia, kur përfaqësuesja nuk u shfaq asnjëherë për të thënë pikët e saj, të cilat u bënë me dije nga mbikëqyrësi i festivalit, Martin Österdahl.

Por mungesa e saj, siç duket, nuk është për shkak të…problemit teknik. Munguan gjithashtu dhe përfaqësuesit nga Azerbajxhani dhe Rumania, pikët e të cilëve u dhanë gjithashtu nga Österdahl. Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) tha se kishin vënë re tentativa për të manipuluar rezultatet.

“Në mënyrë që të jetë në përputhje me udhëzimet e votimit të konkursit, EBU punoi me partnerin e saj votues për të llogaritur një rezultat të përgjithshëm zëvendësues për secilin vend në fjalë si për gjysmëfinalen e dytë ashtu edhe për finalen e madhe (llogaritur në bazë të rezultateve të vendeve të tjera me modele të ngjashme votimi), thuhej në deklaratë.