LIFESTYLE, 16 Maj 2022, 12:09

Albërie Hadërgjonaj thumbon Ronela Hajatin: Evropa qeshi me ne

Albërie Hadërgjonaj thumbon Ronela Hajatin: Evropa qeshi me ne

Albërie Hadërgjonaj ka bërë një postim në rrjete sociale përmes të cilit duket se ka thumbuar Ronela Hajatin. Këngëtarja, e cila na përfaqësoi me “Sekret” nuk mundi të kualifikohej në finale pavarësisht se kënga ka marrë një vëmendje të madhe.

Albëria u ka kujtuar ndjekësve të saj përfaqësimin që Rona Nishliu i ka bërë Shqipërisë në vitin 2012 me këngën “Suus”. Rona shënoi një moment historik për vendin tonë pasi u rendit në top 5 interpretimet më të mira.

“Me këtë nuk qeshi Evropa po na zbardhi faqen”, shkroi Albëria në InstaStory. Kujtojmë që Ronela ishte në një garë të ngushtë me Alban Ramosaj në festivalin e RTSH-së, të cilët shiheshin si pretendentët kryesorë për fitore.

Albërie Hadërgjonaj thumbon Ronela Hajatin: Evropa qeshi me ne