LIFESTYLE, 29 Prill 2022, 14:18

Këngëtarja Mariola Kaçani jep lajmin e ëmbël, do të bëhet nënë

Këngëtarja Mariola Kaçani jep lajmin e ëmbël, do

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Mariola Kaçani do të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo e ka zbuluar vetë lajmin përmes një postimi në rrjete sociale, teksa ka uruar partnerin për ditëlindje. Këngëtarja ka ndarë një foto, ku shihet bashkë me partnerin që mbajnë duart te barku i rrumbullakosur.

“Edhe 100 të tjera zemër. Të uroj shëndet e vetëm lumturi pranë nesh. Gëzuar ditëlindjen babi Aldo. Të duam shumë shumë”, shkruan ajo.

Kujtojmë që në një intervistë që dha më parë, Mariola tha se dashuria e madhe që ka ndjerë për mbesën e saj, Marina, ia ka shtuar dëshirën që të bëhet nënë.

Këngëtarja Mariola Kaçani jep lajmin e ëmbël, do