LIFESTYLE, 27 Maj 2023, 15:09

Probleme me shëndetin, Celine Dion anulon turneun botëror, disa muaj pas diagnozës

Probleme me shëndetin, Celine Dion anulon turneun botëror, disa muaj

Probleme me shëndetin për këngëtaren e njohur botërore, Celine Dion. Këngëtarja thotë se shëndeti i saj ka vazhduar të ndikojë në aftësitë e saj performuese, duke njoftuar anulimin e të gjithë turneut të saj botëror “Courage”. “Më vjen shumë keq që ju zhgënjej të gjithëve edhe një herë”, shkroi ajo në postimin e saj në Instagram.

Faqja e internetit e superyllit ndau të njëjtin lajm duke vënë në dukje se Dion ka marrë trajtim “për një gjendje mjekësore të diagnostikuar që e pengon atë të performojë”. Në dhjetor, Dion shtyu disa data të turneut evropian dhe koncertet e pranverës 2023, pasi zbuloi se ishte diagnostikuar me sindromën e personit të ngurtë, një çrregullim që e pengon atë të këndojë siç ishte mësuar. Këngëtarja pesë herë fituese e çmimeve Grammy, 55 vjeçe, zbuloi diagnozën e saj në rrjetet sociale në një video deklaratë të shpërndarë në frëngjisht dhe anglisht.

“Kohët e fundit jam diagnostikuar me një çrregullim neurologjik shumë të rrallë të quajtur sindromi i personit të ngurtë, i cili prek rreth një në një milion njerëz”, tha këngëtarja francezo-kanadeze. Sindroma e personit të ngurtë si një çrregullim autoimun të sistemit nervor që shpesh rezulton në “ngurtësi progresive, të rëndë të muskujve dhe spazma të ekstremiteteve të poshtme dhe shpinës”. Anulimi i fundit prek 42 shfaqje në Evropë, duke filluar me tre koncerte në gusht në Amsterdam.