LIFESTYLE, 27 Maj 2023, 19:02

E martuar me aktorin turk, Almeda Abazi: Refuzova dy filma me skena dashurie për shkak të Tolgës

E martuar me aktorin turk, Almeda Abazi: Refuzova dy filma me skena dashurie

Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi, prej vitesh është e martuar me aktorin turk, Tolgahan Sayisman.

Ata janë një nga çiftet më të dashur e më të pëlqyer nga publiku.

Aktorja dhe prezantuesja e njohur së fundmi ka qenë e ftuar në “Në Kurthin e Piter Pan”, ku ka zbuluar shumë detaje nga jeta personale dhe ajo profesionale.

Ajo tregoi se ka refuzuar dy projekte shumë të rëndësishme kinematografike për hir të vendimit të Tolgës.

“Kam patur dy projekte shumë të mira për telenovela, ishte skenar shumë i bukur në fakt, por Tolga nuk e pranoi sepse kishte shumë skena dashurie. Ai toleron shumë gjëra, por këtë gjë nuk e pranon”, ka thënë ajo.

E pyetur nëse ajo vetë është xheloze për skenat e partnerit në telenovelë, zeshkania u përgjigj: “Nuk mund të them që bëhem xheloze, por ndonjëherë, kur bëhet fjalë për skenat e dashurisë, nuk është diçka e bukur për mua. Sillem sikur nuk ka ndodhur fare”.

Çifti, janë prindër të një djali dhe një vajze.