LIFESTYLE, 18 Maj 2024, 10:53

Artisti i njohur rrëfen arsyen e largimit nga SHBA: Më mirë të jesh djali i Frederik Ndocit në Shqipëri sesa të jesh këtu një shqiptaro-amerikan

Artisti i njohur rrëfen arsyen e largimit nga SHBA: Më mirë

Artisti i mirënjohur, Frederik Ndoci, në podkastin “Flasim” me kryeministrin Edi Rama, ka rrëfyer arsyen e largimin nga Amerika dhe rikthimin në Shqipëri.

Frederik Ndoci zbuloi se ishte djali i tij, në atë kohë 9-vjeç, indicie që të merrte mendimin për t’u rikthyer në atdhe.

“Jam qytetar i Amerikës, i lindur në Shkodër, por që na doli gjumi me vonesë. Një ditë prej ditësh, mqs po gëzonim “ditët e bukura” në Amerikë, më thotë djali ku të shkoj tani mqs dola ekselent në shkollë Jetonim në një nga vendet më të bukura në Amerikë, në Florida. Më tha perfekt do të ishte në Tiranë. I thashë çfarë do ti në Shqipëri. Më tha ‘më mirë të jesh djali i Frederik Ndocit në Shqipëri sesa të jesh këtu një shqiptaro-amerikan, djali ishte 9 vjeç në atë kohë. Kështu e vendosëm, i thashë i lëmë të gjitha çfarë kemi këtu, nuk kemi nevojë, e di që burg këtu për ju.

Fëmijët "duam të marrim këtë e atë". "I thashë u nisa, jam nis të nesërmen dhe nuk vij më t’ju marr këtu. Kështu ndodhi”, tregoi ai.

“Më bëri përshtypje një gjë, dua ta verifikoj, më thanë që ke 35000 këngë në repertorin tënd?”, e pyeti kryeministri Rama.

Ndërsa artisti u përgjigj se: “Rreth 40 mijë këngë. Kam të regjistruar 400, shqip edhe në gjuhë të huaja. Mund të këndoj 2 muaj pa përsëritur asnjë këngë timen. Është një mënyrë mbijetese kur je jashtë."