LIFESTYLE, 7 Shtator 2023, 15:53

3 muaj pasi u bënë prindër, Al Pacino ndahet nga partnerja 54 vite më e re

3 muaj pasi u bënë prindër, Al Pacino ndahet nga partnerja 54

Aktori 83-vjeçar, Al Pacino, është sërish beqar. Lajmi se aktori legjendar dhe e dashura e tij 29-vjeçare, Noor Alfallah, janë ndarë, u bë i ditur nga The Blast. Sipas medias, Alfallah ka paraqitur dokumente ligjore për kujdestarinë e djalit të tyre tre muajsh, Roman Alfallah Pacino.

Ish-çifti ishin të lidhur që nga prilli 2022 dhe mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku vetëm tre muaj më pare, më 6 qershor. Media, e cila pa dokumentet, thotë se Noor po kërkon kujdes të plotë fizik për të birin dhe po kërkon që aktori të paguajë tarifat e avokatit dhe shpenzimet e tjera të lidhura me çështjen.

Gazeta vëren se nuk ka asnjë provë që Pacino po e kundërshton atë. Duke qenë se ata nuk janë të martuar, kjo e bën procesin ligjor më të lehtë, duke vendosur vetëm atësinë dhe mbështetjen e fëmijës.

Al Pacino është baba i katër fëmijëve me tre gra. Veç Roman, ai ka binjakët Olivia Pacino dhe Anton James Pacino, 22 vjeç, me Beverly D’Angelo dhe Julie Pacino, 33 vjeç, me Jan Tarrant.