TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Paraditen e sotme, në prag të Krishtlindjeve, Elisa Spiropali, u shpall gjysmë kryetare, e Komitetit të Partisë Socialiste të Tiranës.
Copa tjetër e kryetarit, ose më saktë 1/2, u emërua Ervin Bushati, jo Ditmiri, mos u ngatërroni nga mbiemri i njëjtë!
Ndryshe nga Elisa Spiropali, që Fuga e nis nëpër televizione, për të shkaktuar reaksion, alergji dhe intolerancë të lartë, që nga foshnjat deri tek pleqtë, Ervin Bushati dërgohet për të kundërtën, pra sa herë që Edi Rama kërkon të përcjellë tek publiku mesazhe pa asnjë përmbajtje, por me fjalë të shumta, që rrinë bukur afër njëra tjetrës.
Po ndryshe nga Elisa, që është eksplozion i gjallë atomik dhe doganor, Ervin Bushati, që nga koha e Pashallëkut të Bushatllinjve dhe deri sot, është Bushatlliu më i qeshur, më tolerant dhe më i ëmbël, që ka shkelur mbi tokën arbnore.
Ende militantët socialistë, nuk e kanë kuptuar përse lideri suprem ka bërë këtë bashkim të çuditshëm, me këta dy copa kryetarësh, kaq të ndryshëm, jo vetëm në seks, por edhe në sjellje dhe karakter.
Në vitin që po troket, ndoshta do të sqarohemi edhe për këtë bashkim kaq të çuditshëm, ku është përftuar një trup gati gati mitologjik, i ngjashëm me veprat e artit të antikitetit dhe të Edi Ramës, koka Elisë dhe trupi Ervin...
/TPZ.al/ Tej e këtej/