TEJ E KETEJ, 30 Nëntor 2019, 11:55

FOTO-LAJM/ Ra ky tërmet dhe mbarë bota po ndjek nga afër, dashurinë e Edit për Ramën

Të gjithë shqiptarët, të shpërndarë anë e kënd botës, pak a shumë e kanë ditur dhe njohur, dashurinë e madhe dhe të pafundme, që Edi Rama ka për Edi Ramën.

Por bota, flasim për botën e madhe, ende nuk e dinte plotësisht, që në ditët e sotme, është duke rritur dhe mbajtur mbi shpinë njeriun më të dashuruar me vetëveten, që nga dita e parë e krijimit të saj.

Ra ky tërmet dhe bota u çudit tej mase, me njeriun, që me dashurinë që ka për vetëveten, po shëron sa hap e mbyll sytë, të gjitha plagët që i hapi Shqipërisë, tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit.

Lum ne shqiptarët, por edhe lum mbarë bota, për këtë krijesë të çmuar me emrin Edi Rama,  që na ka hedhur ai lart!

Lum e lum ne! S'ka tërmet që të na mposhtë, në rrugën që ka hapur dhe po hap lideri ynë!

/TPZ.al/ Tej e këtej/