TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në datën 25 nëntor, pra të hënën e ardhshme, ministri në detyrë i binasë për Avropin dhe Punët e Jashtme, i vetëshpalluri si shkëlqesia e tij, Gent Cakaj, organizon konferencën mbarëkombëtare, mbi rolin e Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve, në hapësirën e Ballkanit Perëndimor.
Mendohet që kjo konferencë, e ndërtuar nga njeriu, që me dituritë e tij, ka lënë me gojë hapur vetë Edi Ramën, do të jetë e para në botë e llojit të vet.
Në këtë medium mbarëkombëtar, organizator, relator, fjalëhapës, fjalëmbajtës dhe fjalëmbyllës, do të jetë vetë shkëlqesia e tij, Gent Cakaj.
Kjo, do të jetë ndoshta konferenca e parë mbarëkombëtare në Shqipëri dhe në të gjithë botën, ku një njeri i vetëm, qoftë ky edhe i gjithëditur dhe i mbiquajtur shkëlqesi, pa harruar këtu faktin që ai di përmendësh të gjithë veprat e Kadaresë, vetë do të flasë, vetë do të përgjigjet, vetë do të pjerdhë dhe po vetë do të mbajë erë...
Nëse nuk e besoni, shihni më poshtë ftesën dhe programin e konferencës.
/TPZ.al/Tej e këtej/