TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shpërthim i madh dhe i paparë, i avokatit tonë të ndritur, zëdhënësit të FBI-së dhe të Departamentit të Shtetit, kur në Shqipëri mungon Palmeri. Lumë statusesh shumë të fortë nga ana e tij, ndonjëri edhe më i fortë se tërmeti shumëballësh, që shkundi Shqipërinë.
- Erdhi më në fund koha, që edhe në Shqipëri të shporret përfundimisht mafia e ndërtimit, - deklaron avokati ynë i mençur.
- A do ta godasë Amerika, mafien e ndërtimin në Shqipëri?! Forca shkatërruese e vlerave të Shqipërisë, janë kryeministrat shqiptarë dhe mafia e ndërtimit. E gjithë kjo mafie sot, është nën mbrojtjen e Ramës, Berishës dhe Metës.
Por tani ata janë kapur në kurth dhe nuk lëvizin dot.
- Ç'do të bëjë Amerika tani? A do të ndërhyjnë me forcë për të shpëtuar shqiptarët?
- Intelekti shqiptar beson dhe po pret, - thotë avokati shumë i ditur, që e di këtë punë edhe nga brenda.
-Bashkë me tërmetin, shqiptarëve ju qëlloi të shtyjnë në gropë edhe korrupsionin e lartë shtetëror në këto 30 vjet, - vijon avokati.
Në këtë lumë statusesh, avokati ynë i ditur, ndriçon mbarë popullin shqiptar edhe me dituritë e tij të larta mbi inxhinierinë dhe sizmiologjinë.
- Nuk duhet të biem në kthetrat e frikës, për pasgoditjet e tërmetit kryesor, - nënvizon avokati. Kështu ka ndodhur kudo. Në tërmetin e Shkodrës, pas goditjes së madhe, pati edhe 24 mijë pasgoditje të dobëta. Po kështu ka ndodhur edhe në Aquila të Italisë. Kjo punë do të zgjasë edhe më shumë muaj, - paralajmëron avokati ynë i ditur, jo vetëm shqiptarët, por edhe ata përtej oqeanit.
Për më gjerë, lexoni respektivisht, statuset e avokatit tonë të njohur dhe të ditur.
/TPZ.al/ Tej e këtej/
SPARTAK NGJELA - FAQJA ZYRTARE
STATUSI I
A do të na i godasë Amerika mafien e ndërtimit në Shqipëri?
Kjo është sot pyetja e shqiptarëve.
l.
Tani doli qartë: forca shkatërruese e vlerave të Shqipërisë janë kryeministrat antishqiptarë dhe mafia e ndërtimit.
E gjitha kjo mafie është sot nën mbrojtjen e Ramës, Berishës dhe Metës. Por janë të kapur që të tre tani.
Bashkë e kanë përdorur mafien e ndërtimit, dhe provat tani janë sheshit.
Prandaj, shqiptarët ishin të kapur në kurth, dhe nuk lëviznin dot. Po tani?
Shqiptarët tani po e presin shpëtim nga Amerika për denoncimin me prova të Mafies së ndërtimit me korrupsionin e lartë shqiptar. Kjo duhet të jetë ndihma e parë që duhet të japë FBI për shkallmimin e korrupsionit të tipit mafioz në Shqipëri.
ll.
Kjo mafie ka qenë forca antishtet që ka mbajtur në pushtet korrupsionin e lartë shtetëror.
Çdo bëjë Amerika tani: do ndërhyjë me forcë për të shpëtuar shqiptarët?
Intelekti shqiptar beson dhe po i pret. Në të kundërt, kjo mafie bilaterale e ndërtimit me korrupsionin e lartë shtetëror, do shkatërrojë Shqipërinë dhe do të ikë me paratë e grabitura në varfërinë shqiptare.
Pikërisht këtu duhet të fillojë politika e re amerikane për shpejtimin e likuidimit të krimit shtetëror shqiptar.
SPAK - u është drejt formimit tani, sepse Prokuroria e Posaçme doli në formim.
Bashkë me tërmetin, Shqiptarëve iu qëlloi që të shtynin në gropë edhe korrupsionin e lartë shtetëror, sjellësin real të fatkeqësive shqiptare në 30 vjet.
STATUSI II
Erdhi më në fund koha që edhe në
Shqipëri të shporret përfundimisht MAFIA e ndërtimit. Këtë gjasë ne shqiptarëve na i solli sot vdekja masive dhe tmerri që shkaktoi te të gjithë shqiptarët tërmeti i 26 nëntorit.
l.
Të gjithë duhet të ndërgjegjësohen se sjellësja e madhe e fatkeqësisë tragjike që ka pllakosur shqiptarët në këto ditë, nuk është më shumë tërmeti, se sa MAFIA e ndërtimit në Shqipëri.
Tërmeti i datës 26 nëntor zbuloi qartë krimin mafioz të ndërtimit në Shqipëri.
Por, çfarë do të bëjë qeveria shqiptare me kryeministrin e saj Edi Rama i cili i ka përkëdhelur në bashkëpunim për 20 vjet rresht këta mafiozë?
ll.
Tani që doli Prokuroria e Posaçme dhe po del edhe Byroja Kombëtare e Hetimit, jemi mu në kohë që shqiptarët të shpëtojnë nga një zgjedhë kriminale që i ka marrë frymën. MAFIA e ndërtimit në mbi 25 vjet rresht, ka blerë politikën dhe të gjitha qeveritë, dhe, si pasojë e këtij krimi të madh, kjo erdhi më në fund dhe shkaktoi edhe tragjedinë e madhe makabër të 26 nëntorit 2019.
lll
Tërmeti i datës 26 nëntor e nxori zbuluar korrupsionin shtetror shqiptar.
Mbi 80 përqind të dëmeve dhe 90 përqind të të vdekurve, janë pasojë direkte e shtetit shqiptar të korruptuar si administratë dhe antishqiptar si politikë, në mbi 25 vjet rresht.
Asnjë kontroll për ndërtimet, dhe një shitje e hapur e lejeve të ndërtimit. Ky ka qenë fenomeni.
Si mund të detajohet kjo bëmë makabër mbi 25 vjeçare?
Në plazhin e Durrësit është ndërtuar jashtë sensit shkencor të studimit të tokës dhe të karakterit sizmik. Po kështu, edhe në Durrës edhe në Tiranë, e kudo.
Në plazhin e Durrësit kanë qenë shkencërisht absolutisht të palejueshme ndërtimet e pallateve mbi 5 kate. Kush i krijoi, dhe kush i konstruktori, e, kush i zbatoi projektet e ndërtesave dymbëdhjetë-katëshe? Të gjithë këta janë individë të inkriminuar, që sot duhet të ndiqen penalisht për krimin që kemi përpara.
Kështu është vepruar në të gjithë Shqipërinë. Një masakër urbane e krijuar me ndihmën e kryeministrave dhe kryetarëve të bashkive.
Edhe korrupsioni me legalizimet, është i njëjti fenomen.
Vdekja masive që ndodhi duhet të japë shtysën drejt shpëtimit nga krimi i madh shtetëror kundër shqiptarëve.
lV.
Dhe mos mendoni se mbaron me kaq. Sot duhet të fillojë të zbulohet gjithçka. Dhe këtu duhet të fillojë ndihma e politikës amerikane dhe gjermane.
Tani janë të kapur të gjithë kryeministrat bashkëpunëtorë të MAFIES së ndërtimit. Për këtë jam i sigurt, me siguri profesionale, dhe prandaj që hetimi duhet ta finalizojë.
Kjo do të jetë ndihma më e çmuar që duhet të japë Shtëpia e Bardhë për shqiptarët.
Kryeministrat shqiptarë mbas vitit 1991, si rregull, kanë qenë bashkë, dhe MAFIA e ndërtimit që është dhe 50 përqind e krimit të organizuar, ka qenë klientela direkte e tyre.
Tragjedia aktuale i dha provat. Janë të implikuar të gjithë bashkë si : kryeministra, ministra dhe kryetarë bashkish.
FBI dhe SPAK duhet të shpëtojnë shqiptarët nga kjo zgjedhë e kohës sonë.
Krimi i organizuar dhe korrupsioni kryeministror shqiptar e ka epiqendrën e vet te MAFIA e ndërtimit. Kjo është aksioma ku duhet të mbështetet së pari hetimi i ngjarjes tragjike aktuale, dhe pastaj, në funksion të reformës në drejtësi, të vijojë hetimi për të gjithë korrupsionin shtetëror dhe krimin e organizuar.
Vetëm fitorja e drejtësisë kundër padrejtësisë që e krijoi këtë gjendje tragjike, do ta zbuste në shpirtin shqiptar këtë dhimbje me përmasa biblike që po kalon sot.
STATUSI III
Nuk duhet të biem në kthetrat e frikës për pasgoditjet e tërmetit kryesor. Ato janë të dobta, dhe vijnë rresht e shpesh pas goditjes së madhe. Kështu ka ndodhur kudo. Edhe në Shqipëri.
Tërmeti i Shkodres p.sh. që ka rënë në 15 prillit 1979, ishte me magnitudë 6,9 të shkallës Richter. Ky pati mbi 24 mijë pasgoditje të dobta, nga 2 deri në 4 ballë Rihter, të cilat zgjatën rreth shtatë muaj.
Edhe ai që ra para disa vjetësh në Aquila të Italisë... po kështu, dhe zgjatën disa muaj.