AKTUALITET, 7 Dhjetor 2018, 10:51

VIDEO/ Protestuesit në Shkodër: ‘Jam student universiteti, jo trafikant shteti’

VIDEO/ Protestuesit në Shkodër: ‘Jam student universiteti, jo

Studentët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” kanë bojkotuar mësimin sot dhe në protestën që po zhvillohet në qendër të qytetit janë duke hedhur parulla.

Në njërën prej tyre spikat thirrja: Jam student universiteti, jo trafikant shteti.

Videoja është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha: “Një tjetër video nga Shkodra. Studentët bëjnë thirrje për rezistencë!”