SPORT, 23 Shkurt 2020, 17:15

Lazio është për titull, nuk i ndahet Juventusit

Lazio është për titull, nuk i ndahet Juventusit

Lazio e Simone Inzaghit nuk i ndahet Juves dhe ecën me ritmin e një skuadre që po luan për titullin. Bardhekaltrit e çuan në 20 numrin e ndeshjeve rresht pa humbje në këtë sezon teksa triumfuan në transfertën e vështirë të Marassit me shifrat 2-3 ndaj Genoas.

Marusic hapi serinë e golave që në minutën e 2-të ndërkohë që Immobile gjeti golin e 27-të sezonal në fillimin e pjesës së dytë, por shumë shpejt Genoa rihapi takimin me një gol të bukur të Cassatas.

Cataldi i ardhur në fushë nga stoli në minutën e 71-të, i çoi shifrat në 1-3 duke vulosur fitoren e Lazios ndërsa në fund kishte vend edhe për një gol me penallti të Criscitos.

Me këtë sukses Lazio u ngjit në kuotën e 59 pikëve, një më pak se Juventusi i vendit të parë.