SPORT, 23 Shkurt 2020, 00:11

Inzagi në “valët” e gjigantit të futbollit, drejtuesit duan italianin në krye të skuadrës së tyre

Inzagi në “valët” e gjigantit të futbollit,


Lacio po kalon një sezon të mrekullueshëm dhe të gjitha skuadrat e mëdha europiane kanë hedhur sytë jo vetëm nga lojtarët e saj, por edhe te trajneri Simone Inzagi.

Ashtu siç njoftoi “L’Equipe”, tekniku italian nuk i ka shpëtuar as radarit të drejtorit sportiv të PSG-së, Leonardo, i cili kërkon t’i rrëmbejë Lazios gjithashtu edhe mesfushorin serb Sergej Milinkoviç-Saviç, të cilin e kërkonte që kur ishte drejtor sportiv i Milanit, për të cilin presidenti i Lacios kërkon të paktën 100 milionë euro.

Fakti që Lacio është njëri prej 3 pretendetëve për të fituar titullin kampion në Itali i ka bindur drejtuesit e PSG-së që për sezonin e ardhshëm të mendojnë që tani për trajnerin Simone Inzagi