AKTUALITET, 18 September 2026, 13:26

Largohet Altin Jani, emërohet drejtori i ri i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar

Ermal Jauri

Ermal Jauri është emëruar drejtori i ri i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar. Ai zëvendëson Altin Janin, i cili u lirua nga kjo detyrë me vendim të zv kryeministres Albana Koçiu.

Jani mbante këtë post që nga viti 2024, dhe u bë pjesë e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar në vitin 2012.

Njoftimi i plote: 

PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AUTORITETIT KOMBËTAR TË SIGURISË SË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të shkronjës “ç”, të pikës 1, të nenit 67, dhe të nenit 66,  të ligjit nr. 10/2023, “Për informacionin e klasifikuar”,  me  propozimin  e  Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Z. Altin Jani,   drejtor   i   përgjithshëm   i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Ermal Jauri emërohet    drejtor    i përgjithshëmi Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR Albana Koçiu