AKTUALITET, 18 September 2026, 12:32

VIDEO/ Përfundon mbledhja e Ramës me ministrat dhe drejtuesit politikë, detaje nga diskutimet

Ka përfunduar mbledhja e kësaj të premte e kryeministrit Edi Rama me ministrat dhe drejtuesit politikë në “Vilën e kuqe” në Sauk. Takimi nisi në orën 09:00.

Në fokus të takimit kanë qenë raportimet javore të drejtuesve dhe ministrave sa i takon takimeve me qytetarët në kuadër të “Pranisë Besnike”.

Ndërkohë, vetëm një ditë pas këtij takimi, kreu i qeverisë pritet të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një vizitë zyrtare.