TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka reaguar ndaj thirrjes së Kryeministrit Edi Rama për dialog me magjistratët lidhur me pagat e tyre.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Blushi ngre dy pyetje për kreun e qeverisë, duke kritikuar kohën e dialogut dhe duke e akuzuar për mosveprim në lidhje me afatet kushtetuese dhe ligjin e miratuar nga Kuvendi.
Postimi i Blushit
?? ?????? ??? ???̈ “?????” ??̈? ????????? ? ??????????̈?
Shumë mirë që më në fund po i fton magjistratët në tryezën e dialogut për çështjen e pagave. Dialogu, natyrisht, është gjithmonë i mirëpritur. Por, meqë na u kujtove kaq papritur, kam dy pyetje të thjeshta:
? ????: Përse nuk e thirre këtë dialog para 31 korrikut, kur skadonte afati kushtetues?
? ????: Përse pikërisht post-factum, një ditë pasi Kuvendi miratoi ligjin antikushtetues?
Dhe tani, një “lutje” modeste: ??? ???? ??? ?????̈!
Sepse, me të paktën 4 miliard euro, që nuk arkëtohen në buxhet brenda një viti, ndoshta do të kishte para jo vetëm për t’ua rritur pagat gjyqtarëve, mjekëve e arsimtarëve, për të rritur pensionet dhe për të mbështetur bujqësinë, por edhe për një luks të vogël: Që t’ia rrisësh prapë pagën vetes.