AKTUALITET, 2 Prill 2019, 23:40

“Kunati i Mimi Kodhelit”, kreu i KLP: Akuzat e opozitës fëminore

“Kunati i Mimi Kodhelit”, kreu i KLP: Akuzat e opozitës

 Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi i konsideron fëminore akuzat që bëhen në adresë të tij nga opozita, se është kunati i deputetes dhe ish-ministres së PS, Mmi Kodheli.

“Unë mundohem të shoh midis rreshtave. Fakti që në lidhje me personin tim ngrihen këto dy pretendime. Pra fakti që unë kam një konflikt interesi në ushtrimin e detyrës time për shkak të faktit që jam angazhuar në hartimin e rregullave se si funksionon ky institucion dhe fakti që unë për shkak të një lidhje familjare nuk kam të drejtë të marrë përgjegjësi në shoqëri, për mirëqenien e së cilës kam kontribuar kaq dekada, janë pak fëminore. Po përdor një term fyes ndaj atyre që përdorin këtë argument. Edhe argumentet që përdorin ata në adresë timen janë fyese. Si mund të diskutosh dikë për një lidhje familjare?!” tha Gent Ibrahimi i ftuar në emisionin e Sonila Mecos në “Oranews”.