AKTUALITET, 2 Prill 2019, 23:31

Ja si lind një dashuri e fortë greko-maqedonase

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, vizitoi Shkupin të martën, duke shënuar kështu të parën vizitë të një niveli kaq të lartë në vendin fqinj. Cipras u bë i pari kryeministër grek që viziton Maqedoninë e Veriut duke u takuar me homologun Zoran Zaev. Gjithçka u bë e mundur pas zgjidhjes së konfliktit për emrin. Mosmarrëveshja zgjati për rreth tre dekada, por siç ndodh në Ballkan, kur lind miqësia, ajo është më e fortë se kurrë.

Dy kryeministrat thanë se Marrëveshja e Prespës është një proces i pakthyeshëm, duke iu përgjigjur frikës së mos opozitat e rrëzojnë atë kur të vijnë në pushtet.

Mediat greke janë mbushur me detaje nga vizita, që nga selfie i Zaev me Cipras e deri tek ulja e kryeministrit grek në karrigen e lëkurës së homologut maqedonas.

Por një emër i veçantë po spikat në gazetat greke. Bëhet fjalë për vajzën e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev, Aleksandra. Mësohet se kur Cipras u fut në zyrën e Zaev, ky i fundit i tregoi atij foto të vajzës. Ai i tha se vajza është e lidhur me Ivan Prodanov dhe janë shumë të dshuruar.

Cipras qeshi kur po dëgjonte mbi detajet e kësaj lidhje, më pas u ul në karrigen e Zaev.

Gazeta Prototema shkruan se Aleksandra është vajza 24-vjeçare e kryeministrit 44-vjeçar. Ajo e ka vizituar disa herë Greqinë me të dashurin dhe duket se u pëlqen. Ajo është e famshme në rrjetet sociale me fotot e saj si modele.