TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa zhvilloi një takim sot me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, ku në fokus ishte reforma në drejtësi dhe prioritetet e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.
Ambasadorja theksoi rëndësinë e forcimit të besimit të publikut te sistemi i drejtësisë, duke e cilësuar atë si një element thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Besimi i publikut te sistemi i drejtësisë është thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë në BE”, u shpreh Moreira de Sousa.
Sipas saj, gjatë takimit me ministrin Gogu u diskutua rëndësia e zbatimit të qëndrueshëm të reformës në drejtësi dhe nevoja për t’u përqendruar te prioritetet e anëtarësimit në BE.
“Në pritje të punojmë së bashku për të mbështetur progresin e mëtejshëm”, deklaroi ambasadorja e BE-së.