BALLKAN, 4 Dhjetor 2017, 14:17

Kryeparlamentari gjerman propozohet për negociator në bisedimet Kosovë -Serbi

Kryeparlamentari gjerman propozohet për negociator në bisedimet

Drejtori i Programit për ndërtimin e paqes e drejtësisë në Institutin për studime të të drejtave të njeriut në SHBA, David Phillip ka rekomanduar që negociatat Kosovë - Serbi të drejtohen nga kreu i parlamentit të Gjermanisë, Wolfgang Schauble.

Phillips, në përgjigjet për gazetën serbe “Danas” ka propozuar që të ndryshojë formati i dialogut të Beogradit e Prishtinës, të përcakohen qartë temat e bisedimeve dhe të vendoset afati i tyre,  i cili do zgjasë dy vjet.Gjithashtu dotë aktivizohen negociatorë të njohur ndërkombëtarë. Federica Mogherini do të  luaj rol ceremonial. Në pyetjen nëse Moska do të duhej të përfshihej në negociata, Phillips mendon se ndërmjetësit ndërkombëtare mund t’i njoftojnë zyrtarët rusë, por nga distanca.