BALLKAN, 4 Dhjetor 2017, 12:43

Zyrtare: Qeveria e Kosovës cakton vendndodhjen për ndërtimin e stadiumit kombëtar

Zyrtare: Qeveria e Kosovës cakton vendndodhjen për ndërtimin e

Qeveria e Kosovës ka votuar pro që stadiumi i ri kombëtar i Kosovës të ndërtohet në Drenas dhe ka rënë poshtë edhe ideja e propozuar më parë që të ndërtohet në Bërnicë.

Ka qenë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi që ka propozuar që ndërtimi i stadiumit kombëtar të ndërtohet në Drenas.

Stadiumi kombëtar do të ndërtohet në një hapësirë prej 25 hektarësh, 14 kilometra larg Prishtinës.

Me shumicën e votave pro nga ministrat e pranishëm, kryeministrit i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka aprovuar këtë propozim të ministrit Kujtim Shala.

 Punimet për ndërtimin e stadiumit kombëtar të Kosovës pritet të fillojnë në vitin 2018.

Për kapacitetin dhe vlerën e tij do të bisedohet në vazhdim.