BALLKAN, 2 Dhjetor 2017, 11:12

Moti në fundjavë me reshje shiu dhe dëbore

Moti në fundjavë me reshje shiu dhe dëbore

Kosova në fundjavë do të përfshihet nga një mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe dëbore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se edhe sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar, kurse në viset malore reshjet e shiut do të jenë të përziera me dëborë.

Sipas IHK-së, Kosova do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit me presion të ulët atmosferik, ndërsa në ditët e ardhshme parashikohet të ketë kthjellime të pjesshme.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashikohet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celcisus. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, theksohet në njoftim.

Në fillim të javës së ardhshme masa të ftohta ajrore arktike do të shtrihen gradualisht edhe mbi Kosovë, duke sjellë mot më të ftohtë, me vranësira dhe intervale me diell. Nuk përjashtohet mundësia që vende-vende të ketë edhe reshje të dobëta bore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme, ku maksimalet do të luhaten nga 2C deri në 4C, e ato maksimale në fundjavë do të zbresin deri në -1C, e në fillim të javës së ardhshme deri në -5C.

Era do të fryjë mesatare nga verilindja 2-6m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet mbi vlera normale./Kosovapress/