7 milion euro dëmshpërblim ka kërkuar zëvendëskryeministri dhe ish-ministrit të Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj për procesin e padrejtë gjyqësor ndaj tij në rastin”Kleçka”.
Ish-ministri i MTPT-së, Fatmir Limaj, ndaj të cilit të premten përfundoi maratona e procesit gjyqësor, në të cilën akuzohej për krim të organizuar dhe korrupsion, do të kërkoj dëmshpërblim ndaj shtetit edhe për procesin e padrejtë gjyqësor që i është bërë në rastin e njohur “MTPT”.
Krejt kjo, nëse vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila e shpalli Limajn të pafajshëm për të gjitha pikat e akuzave në rastin MTPT bëhet i plotëfuqishëm nga Gjykata e Apelit.
8 vjet të ballafaqimit të tij me padrejtësi dhe procese gjygjësore, Limaj nuk do t’ ia fal akujt.
Avokati i ish-ministrit të MTPT-së, Tahir Rrecaj i ka thënë se po pritet që vendimi i Gjykatës Themelore të bëhet i plotëfuqishëm dhe pastaj sipas tij do të bëhet një padi për dëmshpërblim, ose do të zgjerohet padia ekzistuese që është bërë për rastin “Kleçka”, e cila ka tre muaj që është dorëzuar në gjykatë për kompensim.