AKTUALITET, 6 September 2026, 10:12

Kryeministri Rama përpara rinisjes së podkastit “Flasim”: Bashkia nuk ka kokë, një eksperiment social, politik dhe ekonomik

Kryeministri Edi Rama, teksa ka njoftuar nisjen e podkastit “Flasim”, në rolin e të intervistuarit ka folur edhe për udhëheqjen e Bashkisë së Tiranës.

Një nga fragmentet e shkëputura në videon paralajmëruese, kryeministri deklaron se Bashkia e Tiranës “nuk ka kokë” në drejtim.

“Bashkia nuk ka kokë, është një eksperiment social, politik dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë.

Ishte një talent, talent i madh politik, që nuk e mbajti dot peshën. Pushteti është një kafshë e përbindshme. Ka ngrënë e ka futur nën vete shumë burra.

Ai që të sfidon dhe bëhet pasardhës ai duhet të të vrasë, unë personalisht nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës. Në momentin që unë do të kaloj pragun e asaj dere do të shpëtoni nga mua”, tha Rama.

Rama ka folur për Ishullin e Sazanit, SPAK, por edhe rrugëtimin e tij në politikë. Nëse do të ketë një pasardhës politik, Rama është përgjigjur se nuk ka ndërmend ta zgjedhë.