TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, ka deklaruar se Rama e ka të vështirë të qeverisë mes skandaleve të rënda që kanë shpërthyer, megjithatë deklaroi se rrëzimi i tij është gjithashtu i vështirë për shkak të pushtetit që ka dhe numrave në Parlament.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Sezoni i ri politik ka nisur shumë vrullshëm, me shumë skandale dhe hetime të SPAK-ut në oborrin e mazhorancës. Si e shihni situatën aktuale politike? A është Rama në vështirësi? Si i shihni pozitat e tij?
Blendi Fevziu: Unë mendoj që Rama, atmosfera e sotme mua më kujton atmosferën e fund të viteve '80 ku si të thuash inspirimi ka rënë, besimi i njerëzve në diçka ka rënë, gjithsecili mundohet të stabilizojë veten e tij dhe nuk pyet për tjetrin ose të bëjë punët e tij dhe nuk ka frymëzim. Frymëzimi mungon nga të gjitha anët. E para, mazhoranca nuk ka si të ketë frymëzim se është në goditje nga SPAK dhe po dalin gjëra që shpesh herë janë të frikshme dhe nga ana tjetër dhe opozita nuk ka ndonjë frymëzim të madh për të impresionuar për të të ardhmen. Kur flasim për Rama unë mendoj që është një situatë kur e ka shumë vështirë të qeverisë, por është shumë vështirë edhe ta rrëzosh. Unë ua kam thënë që kur nisi protesta, rrëzimi i Ramës, fuqia e Ramës, nuk janë as fjalimet as mediat siç mendojnë. Fuqia e Ramës janë 83 vendet, 82 që kanë mbetur tani plus tre të Partisë Socialdemokrate që ka në parlament.
Ylli Rakipi: Po është në vështirësi apo jo?
Blendi Fevziu: Në gjykimin tim, e ka të vështirë të qeverisë. Nuk merr dot më qeverisje. Më thuaj ti mua çfarë nisme të madhe do marrë Rama në qoftë se vazhdojnë godasin? Kanë goditur zëvendës kryeministren dhe mund të vazhdojë goditja. I ka dalë skandal në SHISH. I ka dalë skandal në ish Hipoteka, domethënë ish drejtoreshën e hipotekëve, i ka dalë skandal në AKSH. Ne nuk e dimë deri ku shkojnë skandalet. Ne nuk e dimë deri ku është në brendësi të provave apo fakteve të reja SPAK apo jo? Befas, një telefon që kapet, hapen edhe tre rrugë të të tjera.
Ka pasur shefa shërbimesh që janë akuzuar për lidhje ose për përdorim politik. Janë përdorur nga kryeministri, nga presidenti, për të ndjekur kundërshtarët politikë e të tjerë. Por që shefi i shërbimit të lidhet drejtpërdrejtë me një person në kërkim, kjo s'ka ndodhur kurrë.
Ylli Rakipi: Megjithatë kryeministri thotë që përgjegjësia është individuale, ndërkohë që ai vetë nuk është i përfshirë në afera.
Blendi Fevziu: Përgjegjësia penale është individuale. Përgjegjësia politike është kolektive.
Ylli Rakipi: Si e mendoni ju këtë shpjegim? Se ai thotë përgjegjësia është individuale dhe Rama e përjashton veten nga përgjegjësia. Ndërkohë që kanë rënë në rrjetin e SPAK-ut ose njerëz të afërt me të ose të emëruar prej tij.
Blendi Fevziu: SPAK ka trokitur në oborrin e Ramës. Rama thotë që përgjegjësia penale është individuale dhe dakort, por përgjegjësia publike, politike, është më e gjerë. Kështuqë Rama do të përballet me zgjedhjet. Po pastaj në qoftë se shkojnë dhe e votojnë, ky është një problem tjetër. Kam dëgjuar njerëzit dhe thonë, e votova katër here, por u zhgënjeva. Në qoftë se e ke votuar katër here, mos u zhgënje më se një herë të falet, ja edhe dy herë po ta fal, por katër herë tejkalon.
Ylli Rakipi: Megjithatë për skandalet Fevzo kemi diskutuar dhe njëherë bashkë.
Blendi Fevziu: Skandalet, unë kam thënë këto skandale janë ndër më të mëdhatë që unë kam parë ndonjëherë në politikën shqiptare. Ajo që ka ndodhur me SHISH-in është e paprecedent. Ka pasur përdorim politik SHISH, ju e dini shumë mirë kohën e Gazidedes apo kohën e Fatos Klosit, por SHISH ka dhe një lloj misioni të brendshëm, shërbimet sekrete në përgjithësi kanë edhe një llojë fanatizmi në punën që bëjnë. Imagjino të lidhur me personin në kërkim. Po AKSHI? Apo hipoteka? Ty të mungon hipoteka. E di ç’do të thotë që ti të kesh akses në hipotekë, është folur për fshirje të pronave zoti Rakipi dhe ju jeni pronar, imagjino në qoftë se dikush hyn në kompjuter dhe ju fshin pronën që ju keni të regjistruar. Artan Lame ndjesë pastë, i cili doli një zyrtar shumë korrekt dhe serioz thoshte printoje pronën dhe mbaje ta kesh një kopje me vete se asnjëherë nuk i dihet.
Ylli Rakipi: Rama vijon të ruajë kontroll të hekurt mbi pushtetin dhe partinë. Besoj e patë votimin, nuk doli askush kundër edhe pse kishte nga ata që kishin artikuluar shumë fort Fevzi…
Blendi Fevziu: Nuk kisha asnjë dyshim për këtë. Isha i bindur që Rama do t'i siguronte votat pavarësisht deklaratave. Momenti i vetëm i një lloj ndarje mes personave brenda mazhorancës ishte momenti kur deputetja që quhet Neomalësorja, u shkëput, ishte një moment që edhe njerëz të tjerë që do kishin kontestime për politikën e Ramës, aty mund të ndaheshin me Ramën, por ndarja territoriale, pak e vështirë që mund të ndaheshin.