TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, tregoi pse iu bashkua vendimit të grupit të PS-së për të votuar ndarjen e re territoriale të vendit, me 46 nga 61 bashki, duke u shprehur se nuk ishte dakord me ligjin, por e votoi për të bërë reformën.
“Nuk kam votuar se isha dakord me ligjin. Isha kundër atij ligji. Nuk kam votuar pro Ramës, ta them hapur. Nuk më pëlqeu as buzëqeshja e Ramës pas votimit dhe as mesazhi i tij triumfator të nesërmen. Ajo ndarje territoriale, ngarkon më shumë me përgjegjësi atë dhe këtë mazhorancë. Harta nuk është e keqe, por bëhet e keqe nëse nuk ka reformë, nëse nuk ndodh transferimi masiv i kompetencave.
Është më shumë se decentralizimi. Kemi grumbulluar shumë pushtet, dhe e kemi grumbulluar jo në parlament, por në qeveri. Qeveria ka prishur ekuilibra, ka deleguar këtë pushtet në njerëz të pavotuar. Te drejtorët. Ajo që unë nuk bie dakord me këtë model është pikërisht ajo që kam propozuar në mbledhjen e grupit parlamentar dhe që ia thashë edhe kryeministrit, transfero pushtet atje ku njerëzit kanë marrë pushtet prej votës, transfero kompetenca dhe funksione reale, transfero buxhete reale dhe të ardhura.
Sot Bashkia e Tiranës nuk kanë ekonomi të vetën, por të qeverisjes qendrore, taksa mizerabël që mezi mblidhen. Ka krijuar cikël varësie të tmerrshëm.
Kjo është ekonomia e Bashkisë së Tiranës.
Votova që te jem aty për të bërë reformën, sepse reformë nuk ka. Ajo harta bëhet e keqe sepse mungon reforma, shtatë ligje që duhet të transferojnë pushtet nga qeveria qëndror në qeverinë vendore.
Thua ti, mjafton vota jote për ta bërë këtë gjë? Ka ndodhur një deformim shumë i madh.
Mua më thanë ke të drejtë me këto, por unë e kam te vota, nuk voton dot kundër.
Ky është një deformim anti demokratik dhe deformimi tjetër është, nëse nuk je brenda këtij grupi ti nuk punon dot me qeverinë.
Unë vendosa të votoj këtë ligjin, që të jem brenda për të luftuar për këtë gjë. Efekti negative i hartës do të jetë nëse nuk shoqërohet me këto ligje.
Rama tha nëse voton kundër je jashtë këtij grupi”- tha Braçe.