AKTUALITET, 13 October 2026, 21:19

Fevziu flet për zgjedhjet e 2027-tës: Shifrat nuk janë premtuese për Ramën në Tiranë, opozita të dalë me kandidat të përbashkët

Fevziu flet për zgjedhjet e 2027-tës: Shifrat nuk janë premtuese

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, deklaroi se situata nuk është premtuese për Partinë Socialistë në Tiranë, sa i përket zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Fevziu tha se opozita mund të ketë sukses me një kandidat të mbështetur nga të gjithë forcat opozitara, pra jo nga oborri i PD-së. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Në vitin 2027 do të kemi zgjedhjet vendore. Çfarë formule mendon se duhet të përdorë opozita për të zgjedhur kandidatët? Thatë që Rama ka probleme në Tiranë. Duhet të dalë opozita me emra të partisë, apo duhet të mbështetë të pavarur? Përpjekja për të mbështetur Florian Binajn për Tiranën ishte pozitive por nuk u bënë zgjedhjet, pati edhe një tërheqje të Ramës. Apo duhet një Alimehmeti? 

Blendi Fevziu: Unë mendoj se opozita duhet të dalë me një kandidat, duke lënë mënjanë Arlind Qorin. Them PD, PL, Agron Shehaj, Lapaj, parti të tjera pro PD dhe faktorë të tjerë që mund të dalin nga protesta. 

Ylli Rakipi: Qori është i tërhequr. 

Blendi Fevziu: Jo Qorin nuk mund ta fusësh këtu, sepse nuk mund të bëhet aleat ideologjik. Është parti ideologjike të fortë dhe i qëndron. 

Ylli Rakipi: Kandidati i pavarur? 

Blendi Fevziu: Nuk mund të jetë kandidat partie. Berisha ka thënë që kemi kandidat Alimehmeti, por nëse partitë e tjera do të ulen në tryezë për të negociuar një emër, ne jemi të gatshëm të negociojmë. Në gjykimin tim opozita duhet të dalë e bashkuar. Rama do të bëjë ç’është e mundur ti përçajë. Mënyra më e sigurtë e Ramës, për të marrë Tiranën është të përçajë opozitën. Nuk ka zgjidhje tjetër. Edhe shifrat nuk janë premtuese për të.  Kemi një llokmë, e majta, një llokmë, e djathta. Midis tyre janë gjithë këta njerëzit që protestojnë që ndoshta nuk kanë votuar kurrë në jetën e tyre. Këto ditë protestë i kanë ndërgjegjësuar që pa zgjidhje politike, pa angazhim politik, nuk mund të ketë zgjidhje. Këta duan largimin e Ramës dhe Berishës. Kë do të votojnë? 

Ylli Rakipi: Ore Fevzo, ja erdhën zgjedhjen dhe fiton prapë Rama, c’ndodh? Merr edhe 46 bashki, sa u bënë tani…

Blendi Fevziu: Kam vetëm një merak, zgjedhjet të jenë të drejta dhe të lira. Po i fitoi, i fitoi. 

Ylli Rakipi: Edhe shoku Enver i merrte...

Blendi Fevziu: Ka shumë vende që thonë votimi nuk ka qenë i drejtë, por në fund të fundit nuk vendosim ne dhe emocionet, por vota. Ama vota duhet garantuar e plotë. Unë do ti kërkoj opozitës në Tiranë, që votimi të ishte elektronik. Tirana nuk është kollaj e manipulueshme.