TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, deklaroi se protesta ka nevojë për një lidership, në mënyrë që të nëgociojë kërkesat.
Pjesë nga biseda
Fevziu: Problemi kryesor ishte, kam menduar se protesta duhet të nxirrte një lidership, i cili të mund të elaboronte tezat kryesore të protestës, e cila mund të ketë 1 mijë teza. Ti negocionte dhe të gjente zgjidhje. Protesta është akt i mirëfilltë politik dhe nuk zgjidhet në asnjë mënyrë, përveç mjeteve politike. Mund të jetë edhe mosbindja civile, por është më e vështirë, duhet të bindësh njerëzit të mbyllin dyqanet, të dalin në rrugë. E dyta mbetet vota. Për të shkuar te vota, duhej bërë presion, që do të vinte përmes negociimit. Aktualisht duke mos patur negociator dhe kokë, protesta është dëmtuar. Ka njerëz që mendojnë se pikërisht prej mungesës së lidershipit, protesta zgjati kaq gjatë. Po të kishte lidership thonë do t’i blinte Rama. Por, unë nuk mendoj kështu.
Nga ana tjetër, protesta është një amalgamë me bindje ideologjike të ndryshme, ka të majtë të nivelit të Qorit, që janë ekstrem, sikundër ka edhe të të djathtës radikale, që flasin kundër komunizmit, kundër pjellave të Sigurimit të Shtetit. Çfarë i bashkon këta? I bashkon pakënaqësia ndaj qeverisë. Kjo në fund shprehet me votë.
Rakipi: Ka njerëz që thonë që protesta bie nëse kthehet në organizëm politik.
Fevziu: Kështu mund ta vazhdosh, por nuk sjell ndonjë gjë. Beogradi ka nxjerrë një milion njerëz në rrugë.
Protesta kërkonte dorëheqjen e Ramës, Rama nuk e jep dorëheqjen. Ke plan B? E dyta, kërkohet qeveri teknike. Qeverinë teknike do ta negociosh me PS, se kush do ta bëjë? E detyron ti dot Ballën, Klosin dhe Peleshin të votojnë qeverinë teknike?
Po që të negociosh, a duhet të kesh përfaqësues të negociimit? Mungesa e lidershipit është.
Po të ishte protestë më radikale, anarkiste, mund të mos kishte nevojë për lidership, pasi përplasen. Përderisa është me axhendë strikte politike, janë argumenta politike dhe kërkojnë përfaqësim politik.
Fevziu: Ti vetë si mendon?
Rakipi: Mendoj se ishte shumë e bukur në fillim, shumë njerëz, njerëz në hall, manifestim i madh.
Fevziu: Ishte edhe klasa e mesme, të cilët mendonin se kjo shoqëri është e padrejtë, po i merr shpirtin me rritjen e çmimeve dhe që mendonin se e drejta, meritokracia, nuk ekziston. Qe frymëzuese.
Çfarë ishte protesta e vitit ‘90? A kërkuan zgjidhje politike? Ditën e dytë, Ramiz Alia kërkonte takim dhe studentët i thoshin do të negociojmë në stadium. Arben Imami u ngjit në tavolinë dhe tha, si mund të negociojmë ne 20 mijë veta me një? Ne na jepet mundësia për të cuar përfaqësi për të negociuar me presidentin, përfaqësia nuk duhet të devijojë nga pikat. Përfaqësia shkoi dhe mori pluralizmin politik.