SPORT, 28 August 2026, 19:11

Kristjan Asllani i nënshtrohet vizitave mjekësore, zbulohet kushti që mund ta çojë te transferimi përfundimtar

Prezantimi i Kristjan Asllanit tek Al Jazira do të vijë orët në vijim. Testet mjekësore ishin programuar për sot, ndërsa detaje të reja janë zbuluar për këtë transferim. Interi pranoi huazimin e mesfushorit shqiptar, por me detyrim blerjen. Nëse Asllani regjistron 20 paraqitje gjatë sezonit, atëherë aktivizohet opsioni për blerjen e kartonit.

Al Jazira shpenzoi 1,5 milionë për huazimin. Sa i përket blerjes së kartonit do të duhen edhe 5 milionë euro të tjera.

Klubi i Abu Dhabit luan në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Sezoni sapo ka filluar dhe Al Jazira regjistron fitore në dy ndeshjet e para.