SPORT, 26 August 2026, 22:42

Vedat Muriqi shënon sërish/ “Pirati” ndëshkon Lyonin dhe i jep avantazhin Fenerbahçes

Vedat Muriqi e bën sërish. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka gjetur rrugën e rrjetës për Fenerbahçen, këtë herë në sfidën e raundit të play-off-it ndaj Lyonit.

Ishte minuta e 24-t kur “Pirati” arriti të mposhtë portierin e Lyonit. Ky i fundit fillimisht e ndali goditjen me kokë të Muriqit, por topi u kthye sërish te sulmuesi dardan, i cili nuk gaboi në tentativën e dytë dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë Fenerbahçes avantazhin 1-0.

Vetëm katër minuta më vonë, skuadra turke goditi sërish. Broën realizoi golin e dytë për Fenerbahçen, duke e çuar rezultatin në 2-0 ndaj Lyonit.