TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Punonjësit e administratës publike do të kenë mundësi të aplikojnë për kredi me 0% interes për blerjen e banesës. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e cila njoftoi se thirrja hapet më 27 gusht dhe do të qëndrojë e hapur deri më 25 shtator.
Programi parashikon financimin e blerjes së banesës sipas çmimit të referencës, ndërsa sipërfaqja e banesës përcaktohet në bazë të përbërjes familjare.
Kuotat janë të ndara mes pesë institucioneve: 70 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, 70 për Ministrinë e Mbrojtjes, 70 për Ministrinë e Arsimit, 70 për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe 20 për Policinë e Burgjeve, në varësi të Ministrisë së Drejtësisë. Për të përfituar nga skema, aplikantët duhet të jenë të punësuar në administratën publike dhe të plotësojnë kriteret e përcaktuara në legjislacionin për strehimin social.
Një nga kushtet kryesore është që aplikanti të mos ketë banesë në pronësi apo në proces legalizimi, përveç rasteve kur banesa ekzistuese është nën normat e strehimit. Gjithashtu, nuk duhet të zotërojë pasuri të paluajtshme ose të luajtshme me vlerë mbi gjysmën e çmimit të banesës që synon të blejë dhe nuk duhet të jetë përfitues i një programi tjetër të strehimit social.